Lajme

Shkëlzen Gashi: Zgjedhjet e Tetorit i kanë dhënë leksion kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes

11/02/2021 22:08
nga:M K

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit sollën leksion për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, po vlerëson analisti, Shkëlzen Gashi, dikur ish-këshilltar i tashmë shefit të qeverisë së vendit.

Kjo sipas tij meqë në shkurt, Vetëvendosje fitoi 50.2%, dhe ky subjekt gjendej më tej në gjendje ‘’ekstaze’’.

”Unë jam i impresionuar me disa kandidatë të PDK-së. Kjo është fantastike çka ka ndodhur në tetor në këto zgjedhje, sepse ka përfituar qytetari i Kosovës shumë. U ka dhënë një leksion dhe shpresoj që Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti me marrë këtë leksion. Prej kësaj kanë me përfituar qytetarët e Kosovës sepse unë jam i bindur që do të kemi një qeverisje shumë më të mirë sepse këta kanë qenë në një gjendje ekstazike, dhe është krejt normale kur merr 50.2%, do të thotë diçka që s’ka ndodhë as në kohën e Ibrahim Rugovës”.

Tutje, Gashi në Klan Kosova u shpreh se për të mirën e qytetarëve, për zgjedhjet e 14 nëntorit, subjektet do duhej të tregonin planet e tyre për koalicionet por edhe ekipet e qeverisjes lokale.

”Kisha pas qejf me pas gjatë kësaj periudhe më shumë negociata për koalicion, edhe mos me dalë edhe me i votuar qytetarët në balotazh, pa na tregu se kush po hyn në koalicion, cilat kushte janë ato, unë kisha pas qejf me ditë edhe drejtorët. Me pa kush do të jenë drejtorë, me na e prezantuar ekipit e tyre të qeverisjes komunale”.

”Kjo duhet të vlejë për të gjitha komunat. Ajo çka s’po më pëlqen është ajo që po ka edhe këso, ‘’unë të ndihmojë ty psh, në Podujevë, ti më ndihmon mua në Prizren, unë të ndihmoj në Gjilan’’, dhe kjo s’po duket korrekte, edhe nëse bëhen koalicione duhet të bëhen mbi baza programore, por jo mbi ato baza të ekipeve me pazare, ku humbin ashtu qytetarët”.

”Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë presion si qytetarë aktivë, dhe si shoqëri në media. Vushtrria për mua është shumë interesant sepse një prej vërejtjeve që kam pasë për Veteëvendosjen është se ka qit kandidatë katastrofalë. E ka qit në Vushtrri një kandidat shumë të mirë Vetëvendosje, që më ka bërë shumë përshtypje në paraqitjet e tij”.