Violinisti i njohur në filharmoninë e Vjenës Shkëlzen Doli, lavdëron këngëtarin nga Gjakova, Shkëlzen Jetishin.
Gjakova si djep i kulturës dhe tempull i dijes, gjithmonë është shquar edhe për vokale ekstravagante, siç është këngetari briliant dhe më i natyrshëm që unë kam njohur dhe përjetuar deri tani në skenë: Shkëlzen Xen Jetishi Mozart-i.
Në Lozhat Masonike kishte mësuar se, rruga për përsosmerinë e individit dhe e shoqërisë përshkruhet në 3 shtylla kryesore: dituria, forca dhe bukuria.
Ashtu siç njëjtë përshkruhet edhe në botën e artit përsosmëria e një këngëtari: interpretimi, forca e aftësia për të magjepsur publikun dhe bukuria e timbrit te zërit.
Tipare këto, të cilat i posedon deri në përsosmëri këngëtari jonë gjakovar Shkëlzen Jetishi. Një kolos i jashtëzakonshëm i Tempullit gjakovar.
Tempull, të cilin edhe mbreti Salomon do e kishte zili. Krenar për kohën e bukur artistike që kemi përjetuar së bashku dhe kontributin tënd për Gjakovën.
Ndër të tjera karriera artistike është si në Opera, ku mbas ç’do akti bëhet pushim. Kam shpresë dhe uroj që aktin e dytë ta fillojmë së bashku.