Besfort Dervishaj dhe Qemail Elshani ishin pa asnjë diskutim në mesin e futbollistëve më të rëndësishëm tek skuadra e Vëllaznimit në edicionin vjeshtor.
Të dy futbollistët shkëlqyen me paraqitjet e tyre, duke e mbajtur skuadrën fuqishëm në garë për inkuadrim në Superligë dhe duke dëshmuar nivelin e lartë që kanë.
Megjithatë, ‘GazetaBlic Sport’ mëson se kjo dyshe ka vendosur të largohet nga skuadra gjakovare, duke synuar një aventurë të re në edicionin pranveror.
Si Elshani, ashtu edhe Dervishaj, njihen për përvojën e madhe që tashmë kanë në futbollin kosovar, andaj edhe skuadra të ndryshme kanë paraqitur oferta në drejtim të tyre.
Për kohën sa kanë luajtur tek skuadra e Vëllaznimit, ata kanë fituar zemrat e tifozëve gjakovarë, në saje të paraqitjeve fantastike dhe kontributit të madh që kanë dhënë për klubin.
/GazetaBlic Sport/