Sporti

Shkëlqimi i Tottenham në Premier League vazhdon, fiton ndaj Crystal Palace dhe forcon vendin e parë

10/27/2023 23:01
nga:Mergim Rreci

Tottenham ka siguruar fitoren e radhës në Premier League.

‘Spurs’ triumfuan me rezultat 1 me 2 ndaj Crystal Palace, shkruan GazetaBlic Sport.

Një autogol i Ward i dha avantazhin Tottenham në minutën e 53-të.  Heung Min Son shënoi golin e dytë për ta dyfishuar avantazhin.

Në fund të ndeshjes, Ayew shënoi golin e vetëm për Crystal Palace dhe vendosi epilogun përfunditmar.

Tottenham tashmë është në vendin e parë me 26 pikë, pesë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

/GazetaBlic Sport/