Lajme

Shkëlqim Devolli shtron iftar për Dritan Abazoviqin e delegacionin shoqërues të tij

04/15/2023 20:02
nga:Astrit Gashi

Pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, ka shtruar iftar për kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe delegacionin që e shoqëron atë.

Kjo darkë vjen pas vizitës që Abazoviqi i bëri kompanisë Devolli, ku Shkëlqimi bashkë me drejtuesit tjerë të kompanisë zhvilluan një takim me dyer të mbyllura.

Pas takimit, Shkëlqim Devolli ia ka prezantuar fabrikën e Prince Caffe kryeministrit të Malit të Zi.

Devolli Corporation është kompani lidere në fushën e biznesit, produktet e së cilës eksportohen në tregun evropian dhe atë amerikan.