Sporti

Shkëlqeu në ndeshjet para-sezonale me Chelsean, Armando Broja bëhet me skuadër të re

08/10/2021 14:18
nga:Mergim Rreci

Armando Broja do të vijojë karrierën e tij te skuadra e Southamptoni në elitën e futbollit anglez.

Klubi bardhekuq ka dalë ditën e sotme, me një njoftim zyrtar, ku ka prezantuar futbollistin shqiptar, si afrimin më të ri në merkato, përcjell GazetaBlic Sport.

Broja bashkohet me Sauthemptonin në formë huazimi nga Chelsea për një sezon.