Sporti

Shkëlqeu në Kupën e Botës, Sofyan Amrabat i vendosur për të ardhmen e tij

01/12/2023 10:10
nga:Mergim Rreci

Sipas raportimeve në Francë, mesfushori i Fiorentinës, Sofyan Amrabat ka vendosur që Atletico Madrid është destinacioni i tij i preferuar përpara Liverpool dhe Tottenham Hotspur.

Reprezentuesi maroken bëri aq shumë përshtypje në Kupën e Botës në Katar saqë çmimi i tij u rrit dhe ai tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve kryesore, përcjell GazetaBlic Sport.

Ka pasur interes nga Liverpool dhe Tottenham i Antonio Contes në Premier League, por tani Footmercato pretendon se Amrabat i ka dhënë preferencën e tij Atletico Madridit.

Kontrata e tij me Fiorentinën zgjat vetëm deri në qershor të vitit 2024, por klubi ka një opsion për ta vazhduar edhe për një vit.

/GazetaBlic Sport/