Sporti

Shkëlqeu në fitoren ndaj Ballkanit, Arlind Veliu e fiton çmimin ‘Ylli i Javës’

03/04/2025 10:59
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 22-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Luan Tabaku, Bujar Asllani dhe Muhamet Sylejmani.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 22-të t’i takojë Arlind Veliut, për herë të dytë në këtë edicion kampional. Veliu, përpos që shënoi një gol të bukur, u shqua me ndërhyrjet e tij në mbrojtje, duke qenë më meritori për fitoren e FC Malisheva kundër FC Ballkani (3:1).