Sporti

Shkëlqeu në Europian, Brighton ka gati transferimin e super mbrojtësit, Kadioglu

08/19/2024 17:05
nga:Lorik J

Ferdi Kadioglu është vërtet një hap larg lamtumirës me Fenerbahcen.

Jose Mourinho ka bërë përpjekje për të mbajtur atë në Turqi, por prej ditësh po përflitet për një marrëveshje të arritur nga lojtari për të kaluar në një ekip të ri dhe pikërisht në Angli.

Në fakt, siç zbulon eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, është Brighton që prej javës së kaluar Kadioglu ka dhënë miratimin e tij për kontratën e re që do të nënshkruajë me ta.

Gjithçka është 100% e dakordësuar, mes kushteve personale dhe kontraktuale, duke qenë se mbrojtësi i majtë turk duket më shumë se kurrë i vendosur të provojë një eksperiencë të re në moshën 24-vjeçare.

/GazetaBlic Sport