Sporti

Shkëlqeu në Euro2020, klubi i Premierligës kërkon transferimin e Seferovic

07/05/2021 09:52
nga:Lorik J

Haris Seferovic është në listën e Tottenham për këtë sezon, me trajnerin Nuno Espírito Santo, i cili po kërkon në treg një tjetër sulmues.

Sipas Sportitalia, klubi londinez ka ringjallur interesin për sulmuesin e Benfica, i cili shënoi tre gola në Euro2020 për Zvicrën, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas largimit të Carlos Vinícius, anglezët vazhdojnë të kenë nevojë për një element tjetër për të sulmuar, në një kohë kur e ardhmja e Harry Kane mbetet e panjohur.

Seferovic shihet si një alternativë për Spurs.

/GazetaBlic Sport