Sporti

Shkëlqeu në Euro2020, klubi i njohur “çmendet” pas Yarmolenkos

07/18/2021 13:22
nga:Lorik J

Fenerbahce është në bisedime për të nënshkruar me anësorin e West Ham, Andriy Yarmolenko – sipas Football Insider.

Skuadra turke shpreson të finalizojë një marrëveshje prej 2 milion funtesh për 31-vjeçarin, i cili sapo ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Yarmolenko nuk ishte në preferencat e trajnerti të West Ham sezonin e kaluar, duke bërë vetëm 15 paraqitje në Premier League.

Ai megjithatë shkëlqeu në Euro2020 dhe tani ka marrë vëmendjen e disa klubeve që po kërkojnë transferimin e tij.

/GazetaBlic Sport