Dominik Livakovic ra dakord për kushtet personale të transferimit dhe Dinamo pranoi ofertën e Fenerbahces prej nëntë milionë eurosh për kapitenin e tyre.
Mjafton të zgjidhet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm dhe portieri i parë i Dinamos dhe i kombëtares kroate do të vazhdojë karrierën në Turqi.
Në fund të gushtit 2015, Livakovic nënshkroi për Dinamon në një transferim nga NK Zagrebi me vlerë 650 mijë euro.
Livakovic ka luajtur 283 ndeshje për Dinamon. Ai mbajti portën e pastër në 131 ndeshje. Me klubin fitoi gjashtë herë titullin kampion kroat, festoi dy fitore në kupë dhe tri herë ishte fitues i Superkupës. Si anëtar i kombëtares kroate, ai fitoi medaljen e argjendtë dhe të bronzit në kampionatin botëror.
/GazetaBlic Sport


