Sporti

Shkëlqeu ndaj Milanit, Rrahmani në formacionin e javës të Seria A

12/20/2021 11:27
nga:Lorik J

Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Itali.

Rrahmani ka bërë një ndeshje fantastike ndaj Milanit në ‘San Siro’, në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 0:1, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ndihmoi ekipin e tij të mbajë portën e paprekur dhe të marrë tre pikë në kryendeshjen e Serie A.

SofaScore e vlerësoi paraqitjen e tij dhe e inkuadroi kosovarin në formacionin e javës.

Ja formacioni më i mirë i xhiros së 18’të në Serie A: