Sporti

Shkëlqeu me paraqitjen e tij ndaj Bayernit, mediat vlerësojnë lartë gjuhën e tij angleze

04/08/2021 09:29
nga:Mergim Rreci

Shkathtësia e Kylian Mbappe me gjuhën angleze ka mahnitur tifozët ndërsa ai i përgëzoi sinqerisht shokët e tij të skuadrës në një intervistë pas ndeshjes të mërkurën.

Paris Saint-Germain arriti një fitore të bujshme 3-2 ndaj Bayern Munchen në ndeshjen e parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në Allianz Arena.

Mbappe edhe një herë dha një performancë të jashtëzakonshme pasi skuadra e tij siguroi që PSG të marrë një avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së dytë të ndeshjes në Paris javën e ardhshme.

Duke folur pas fitores 3-2, ylli 22-vjeçar francez la një përshtypje të qëndrueshme për tifozët kur shfaqi aftësitë e tij në të folur anglisht.

“Ishte një lojë e vështirë kundër ekipit më të mirë në Evropë për momentin,” tha Mbappe, përcjell GazetaBlic.

“Ne kemi luajtur mirë, si një ekip, kolektivisht ishim mirë. Shokët e mi të skuadrës ishin kaq të mirë. Dhe unë dua t’i them urime të gjithë ekipit.

“Është vetëm ndeshja e parë dhe ne kemi një ndeshje tjetër në shtëpi, kështu që duhet të qëndrojmë të përqendruar në lojë” përfundoi ai.

Mediat dhanë vlerësime të mëdha pozitive për paraqitjen e tij, por në veçanti për gjuhën e tij angleze pas ndeshjes.

/GazetaBlic/