Sporti

Shkëlqeu mbrëmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ja kur e zhvillon ndeshjen kthyese Ballkani ndaj Ludogorets

07/12/2023 09:27
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit ka marrë një fitore të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Ludogoretsit.

Ballkani ka fituar ndaj Ludogorets me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Meriton Korenica gjeti golin e parë në këtë ballafaqim, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Golin e dytë dhe të qetësisë në këtë sfidë e shënoi mesfushori, Qendrim Zyba, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë – pas asistimit të Lorenc Trashit në minutën e 56’të.

Ky është një avantazh i madh i skuadrës kosovare pak para ndeshjes së kthimit, me takimin e dytë që zhvillohet me të mërkurën e ardhshme me 19 korrik, në ora 20:00.

/GazetaBlic Sport/