Sporti

Shkëlqeu edicionin e kaluar, Drita, Llapi e Prishtina pas Edon Sadriut

06/13/2023 18:44
nga:L J

Një nga lojtarët më të mirë të Ferizajt në edicionin që kemi lënë pas ishte padyshim Edon Sadriu.

Mefushori kosovar, Edon Sadriu tashmë është kontaktuar nga disa skuadra pas përfundimit të këtij stinori.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Drita, Llapi dhe Prishtina kanë shprehur interesim për mesfushorin e njohur kosovar, Edon Sadriu.

Megjithatë, edhe skuadra e Ferizajt po bën të pamundurën që ai të vazhdojë me klubin e tyre, andaj bisedimet edhe me ta janë gjithashtu prezente.

Kontrata e tij me Ferizajn skadon me 30 qershor të këtij viti.

E ardhmja e tij pritet të mësohet në ditët në vijim.

/GazetaBlic Sport