Sporti

Shkëlqente dikur në futboll, Hatem Ben Arfa ndryshon sport

12/13/2023 12:16
nga:Mergim Rreci

Hatem Ben Arfa, një sulmues që ka krijuar karrierën e tij në Lyon, Marseille, Newcastle, PSG dhe Rennes, ka ndryshuar topin e futbollit me topin e padelit.

Ish-futbollisti francez, i cili pati një periudhë jetëshkurtër në Real Valladolid në vitin 2020, ka qenë pa ekip që nga viti 2022 dhe tani në moshën 36-vjeçare ai shquhet në sportin e padelit, përcjell GazetaBlic Sport.

‘Daily Star’ raporton se Hatem Ben Arfa, i cili nuk është tërhequr zyrtarisht nga futbolli, ai ka luajtur 70 turne në një vit dhe renditet në mesin e 1,500 lojtarëve më të mirë nga 42,000, në këtë sport.