Sporti

Shkëlqen Uzuni, asiston në dy gola, Ferencvaros kalon tutje

07/27/2021 23:36
nga:L J

Skuadra hungareze, Ferencvaros ka kaluar tutje në ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë të fazë eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Ferencvaros ka fituar ndaj Zalgirisit të Lituanisë me rezultatin 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni i cili po kalon formë të lartë, ka shkëlqyer edhe në këtë sfidë.

Ai asistoi në dy gola të klubit të tij. Ai asistoi në dy golat që u shënuan nga Ryan Kabir.

/GazetaBlic Sport