Sporti

Shkëlqen Malisheva, fiton ndaj Feronikelit dhe ngjitet në pozitën e dytë në tabelë

09/18/2021 18:01
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Malishevës e ka fituar edhe ndeshjen ndaj Feronikelit.

Malisheva mori një tjetër fitore të madhe ndaj skuadrës nga Drenasi, në ndeshjen e ditës së sotme, shkruan GazetaBlic Sport.

Vitija shënoi golin e vetëm në këtë takim, me rezultatin përfundimtar që ishte 1 me 0.

Tashmë Malisheva ka 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në 5 ndeshjet e luajtura në këtë edicion.

Kjo është një nismë fantastike për skuadrën e promovuar në këtë edicion në Superligën e Kosovës.

/GazetaBlic Sport/