Sporti

Shkëlqen gjithmonë në Botërore, portieri Ochoa transferohet tek klubi i Serie A

12/22/2022 08:37
nga:Lorik J

Salernitana është në një situatë të ngjashme me AC Milan përpara ndeshjes më 4 janar, pasi portieri i tyre i parë, Sepe, është i lënduar. Prandaj, ata tani kanë siguruar nënshkrimin e Ochoa, sipas mediave italiane.

Sipas gazetarit, Gianluca Di Marzio, Ochoa do të udhëtojë sot për të përfunduar plotësisht transferimin – duke arritur në një transferim falas nga CF America.

Kështu ai do të jetë gati të bëjë debutimin e tij për klubin kundër Milanit.

Ochoa poashtu do të kryejë sot testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën.

/GazetaBlic Sport