Distria Krasniqi po vazhdon me sukses garat në Kampionatin Evropian të xhudos.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e ka mposhtur në raundin e dytë xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz dhe ka kaluar në çerekfinale, transmeton GazetaBlic Sport.

Në çerekfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.
/GazetaBlic Sport/


