Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) ka anuluar një konkurs të Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Në vendimin që e ka parë gazeta Nacionale, bëhet fjalë për anulimin e 4 pozitave në këtë institucion.
KPMShCK ka konstatuar se anulimi i këtyre pozitave është bërë për shkak të shkeljeve ligjore që janë bërë gjatë procesit të rekrutimit të stafit në AIP.
Parregullsitë që janë bërë në këtë konkurs janë përcjell me ankesa në KPMShCK, të cilat janë aprovuar në tërësi.
Agjencia Për Informim dhe Privatësi, e cila udhëhiqet nga Komisionerja Krenare Sogojeva – Dërmaku, në mars të këtij viti kishte hapur konkurs për disa pozita: zyrtarë të inspektimit, zyrtarë të lartë për inspektimit dhe zyrtarë ligjorë.



