Lajme

Shkatërrohet tribuna në një garë me dema, katër të vdekur dhe qindra të plagosur në Kolumbi

06/26/2022 23:23
nga:Gazeta Blic

Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shembjes së një tribune gjatë një gare me dema në qendër të Kolumbisë, kanë raportuar mediat lokale.

Në disa pamje është parë momenti kur ka rënë tribuna prej druri me plot spektatorë në një stadium në komunën El Espinal.

Njerëzit janë parë duke ikur në panik.

Ky incident ka ndodhur gjatë një organizimi tradicional, në të cilin pjesëtarët e publikut inkurajohen të përfshihen në ring për të angazhuar demat.

REL shkruan se ka shqetësime që numri i viktimave do të rritet.