Lajme

Shkatërrohet terminali i dytë më i madh i grurit në Ukrainë, Borrell: Kjo kontribuon në krizën globale të ushqimit

06/06/2022 23:22
nga:Astrit Gashi

Në Ukrainë është shkatërruar terminali i dytë më i madh i grurit në Mykolaiv.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell përmes një cicërime në Twitter ka thënë se ky sulm raketor kontribuon në krizën globale të ushqimit.

“Një tjetër sulm raketor rus që kontribuon në krizën globale të ushqimit. Forcat ruse kanë shkatërruar terminalin e dytë më të madh të grurit në Ukrainë , në Mykolaiv . Në dritën e raporteve të tilla, dezinformata e përhapur nga Putini duke hedhur poshtë fajin bëhet gjithnjë e më cinik.

Kujtojmë se agresori rus po vazhdon sulmet në Ukrainë që nga muaji shkurt.