Lajme

Shkatërrohet ferma e kanabisit në Skoci, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

01/12/2023 10:08
nga:Astrit Gashi

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Skoci për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Bledjan Buci, sapo kishte dalë nga paraburgimi në fund të dhjetorit dhe arrestimi është kryer më datë 1 janar.

Autoritete skoceze kanë arritur të shkatërrojnë fermë e kanabisit në Nicolson të Greenock-ut , ku sekuestruan bimë me vlerë 163 mijë paund.

I arrestuari Bledjan Buci, 28 vjeç, doli nga paraburgimi në gjykatën e sherifit në lidhje me zbulimin e Vitit të Ri.

Po ashtu Buci akuzohet dhe për manipulim me matësin e energjisë elektrike.