Lajme

Shkarkohet u.d. i drejtori Autoritetit të Avionit Civil, Arianit Islami dhe në vendin e tij emërohet Alban Ramabaja

11/08/2023 12:27
nga:N K

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkarkuar Arianit Islamin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Avionit Civil.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë vendimi për shkarkimin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Avionit Civil, Arianit Islami, i cili ishte emëruar nga Qeveria e Kosovës më 28 gusht 2023.

Ndërsa ministri Aliu të martën e 7 nëntorit, e ka shkarkuar nga detyra, Islami ndërsa në vendin e tij është emëruar Alban Ramabaja, inspektor i Aerodromeve.

“Alban Ramabaja, Inspektor i Aerodromeve, caktohet Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e MMPHI’së.

Vendimi është i datës 7 nëntor 2023, dhe aty tregohet se Ramabaja do të ushtrojë detyrën e drejtorit të AAC’së për gjashtë muajt e ardhshëm, duke hyrë vendimi në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga Ministri.

“Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi nr.4920/23 i datës 28/08/2023”, thotë vendimi i djeshëm i Liburn Aliut, duke ju referuar shfuqizimit të vendimit për emërimin e Islamit në pozitën që qysh dje e ka marrë Rambaja.