Sporti

Shkarkohet trajneri i “shpresave” të Anglisë

04/16/2021 10:57
nga:Mergim Rreci

Aidy Boothroyd u largua si menaxher i Anglisë pas eliminimit nga  Kampionatit Evropian.

Ish shefi i Watford mori drejtimin e Anglisë U-21 dhe e udhëheqi atë për 7 vjet, përcjell GazetaBlic.

Kontrata e tij do të skadonte në fund të sezonit, por vendimi u mor me FA që vendosi që mandati i tij të mbaronte tani.

Boothroyd, 50 vjeç, tha: “Ka qenë privilegji më i madh të përfaqësoj FA dhe të drejtoj skuadrën U21 të Anglisë në turne të profilit të lartë”.