Lajme

Shkarkohet nga detyra ministri i Financave të Mbretërisë së Bashkuar

10/14/2022 14:34
nga:Y I

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka shkarkuar nga detyra ministrin e Financave, Kwasi Kwarteng.

Kryeministrja Liz Truss e shkarkoi Kwarteng si pjesë e një ndryshimi të mini-buxhetit të qeverisë të shpallur muajin e kaluar.

Plani financiar i Kwarteng – i cili premtoi miliarda ulje taksash të financuara nga huamarrja – shkaktoi turbulenca në treg dhe një ndërhyrje nga Banka e Anglisë.

Ndërkohë nuk ka munguar edhe një reagim nga Kwarteng, i cili ka konfirmuar lajmin.

/Euronews Albania/