Lajme

Shkarkohet nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, Liridon Restelica

08/22/2022 19:22
nga:Q R

Është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, z. Liridon Restelica, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Rama në një status në Facebook ka thënë se Restelica është shkarkuar pas një mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie.

“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking””, ka thënë Rama.

Shkrimi i plotë i tij: