Lajme

Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit Natasha Tomaniq

05/30/2024 15:14
nga:Sh R

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci e ka shkarkuar sot nga detyra nënkryetaren e komunës, Natasha Tomaniq.

Peci ka thënë se vendimi është marrë sot në seancën e Kuvendit Komunal ku 17 asambleistë votuan pro shkarkimit të nënkryetares.

Sipas tij, nënkryetarja ka kaluar disa herë kompetencat e saj në punë.

Përveç kësaj ajo thuhet se ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve serbë në komunë të Zveçanit, ku si rrjedhojë tre zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje ditëve të fundit.

Ndërsa si shkas i fundit për shkarkimin e saj ka qenë një marrëveshje që nënkryetarja ka bërë me një kompani italiane për një objekt që është në pronësi të komunës se Zveçanit. /RTK/