Lajme

Shkarkohet me 33 vota kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prishtinë

02/27/2024 16:48
nga:Sh R

Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën ka shkarkuar kryesuesin Pëllumb Bajçinovci, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Në sallë ishin asamblistët e Vetëvendosjes, PDK-së, AAK-së e AKR-së.

Bajçinovci ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.

Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “rrëmbim të pushtetit”. Bashkë me Bajçinovcin, pas fjalimit e para.