Në Kuvendin e Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm të thirrur nga Drejtues të SPK-së është shkarkuar nga pozita e kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Në komunikatën e lëshuar për media, thuhet se në këtë Kuvend ishin të pranishëm 60 delegatë nga gjithsej 73.
“Sot më datë 19.05.2024 është mbajtur Kuvendi i Përgjithshëm i Jashtëzakonshëm ku ishte thirrur nga Këshilli Drejtues i SPK-së bazuar në Ligjin mbi Organizimin Sindikal dhe Statutit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me të vetmën pikë të Rendit të Ditës për votimin e shkarkimit të kryetarit të SPK-së Imer Zeqiri”.
“Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 60 delegat të Kuvendit nga gjithsej 73 delegat që ka ky Kuvend dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë votuan PRO shkarkimit të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se Sindikata do të vazhdojë punën pa pengesa për të mbrojtur të drejtat e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës.
“Kuvendi i Përgjithshëm i SPK-së i siguron të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës se kjo Sindikatë do të vazhdoj punën pa pengesa deri në Kuvendin e ardhshëm duke mbrojtur të drejtat e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, ngritjen e mirëqenies dhe kushteve të punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendin të Përgjithshëm i SPK-së.