Lajme

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri

04/24/2025 19:20
nga:G B

Të enjten pasdite është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri.

Shkarkimi i tij vjen vetëm një ditë pasi në DEBAT PLUS po shpaloseshin dyshime për kompani energjetike me veprimtari të “dyshimtë”, që kanë bërë shit-blerje të rrymës me KEK-un dhe KOSTT-in.

Zeqiri u shkarkua në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve, me anëtarë Gëzim Tosuni, Rejhane Zylfijaj, Lumnije Aliu, Sead Mujovi.

Siç mëson Dukagjini, ish anëtarët e bordit të këtij institucioni tashmë kanë dërguar dosje në prokurori për dyshime për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga i njëjti.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2022, bordi i drejtorëve të KOSTT -it e kishte emëruar Zeqirin në këtë post.