Lajme

Shkarkohet kreu i policisë së Shqipërisë, Ilir Proda

03/01/2026 14:50
nga:G B

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Sipas raportimeve të Top-Channel, nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Gazetarja Dorjana Bezat, njofton se shkarkimi i dy krerëve të policisë ka ardhur pas motivacionit se nuk kanë marrë masat e duhura për protestën e djeshme të opozitës që shkaktoi trazira.