Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, është shkarkuar nga kjo pozitë dhe në vend të tij është emëruar, Ali Gashi, raporton Gazeta Blic.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic, brenda shërbimit korrektues të Kosovës.
Ky vendim është marrë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë – institucion i cili është nën përgjegjësi të kësaj ministrie.
Rasim Selmani, ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në korrik të këtij viti.
Emërimi i tij ishte bërë pas shkarkimit të Nehat Thaqit, nga udhëheqja me Shërbimin Korrektues të Kosovës – me vendim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Deri në atë kohë, Rasim Selmani, kishte qenë drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë.
Si kishte ndodhur shkarkimi i Nehat Thaqit?!
Në prill të këtij viti ministrja e drejtësië, Albulena Haxhiu kishte njoftuar se ka kërkuar nga Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë, që të shqyrtojë veprimet e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi duke kërkuar të vendosin për shkarkimin e tij.
Kjo si shkak i dhënies në shfrytëzim të një prone në Vushtrri nga SHKK.“Para disa ditëve kemi pranuar në kabinet një njoftim për shkelje brenda Shërbimit
Korrektues për dhënie në shfrytëzim të pronës, për një kompani që nuk i plotësonte kushtet. Bëhet fjalë për 2 ha tokë, kurse dje e kemi pranuar raportin e brendshëm të auditorit e cili e ka evidentuar këtë”, kishte thënë Haxhiu.
Zëvendësministri i MD, MD, Blerim Sallahu kishte thënë në atë konferencë se prona e cila është jep në shfrytëzim nga SHKK i është dhënë në mënyrë të kundërligjshme një kompanie e cila nuk ka qenë e regjistruar në ARBK në momentin është dhënë kontrata.
“Kompania që ka fitu kontratë nuk ka pas çertifkatë të biznesit këtë çertifikatë e ka pranu pesë orë pasi ka pranu kontratë për shfrytëzimin e pronës. Baza ligjore nuk jep të drejtë për dhënien në shfrytëzim të asaj prone. Në kundërshtim me ligjin akterët e përfshirë kanë lidhur kontratën e cila jep në shfrytëzim pronën e MD dhe SHKK ndërsa në këmbim është marrë çmim banal prej 2100 euro në muaj, ndërsa sipas vlerës së tregut çmimi është më i lartë. Kompania ka demolu hotelin Vicinaum dhe objekte të tjera, kemi të bëjmë më ndërmarrja të përbashkët kriminale. Kontrata është nënshkruar nga Nehat Thaçi”, kishte thënë Sallahu.


