Lajme

Shkarkohen tre komandantë të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë

07/11/2025 16:45
nga:Y I

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se tre komandantë të stacioneve policore janë shkarkuar: Komandanti i Policisë në Pejë, Idriz Atashi; Komandanti në Suharekë, Afrim Sylaj; dhe Komandanti në Klinë, Ragip Bytyqi.

Vendimet për shkarkime u janë dorëzuar sot komandantëve të deritashëm.

Sipas informatave, shkarkimi i komandantëve lidhet me ngjarjet e fundit në këto rajone.