Lajme

Shkarkohen dy zyrtarët e lartë të Policisë në Prishtinë

09/02/2022 14:52
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë të Policisë Rajonale në Prishtinë, drejtorit Fahredin Verbovci dhe drejtorit për operativë, Shkëlzen Xhafa.

Shkarkimi i tyre është kryer me urdhër të ministrit Xhelal Sveçla.

“Në Policinë e Kosovës janë marrë masa e veprime. Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. E Drejtori i Përgjithshëm ka ofruar dorëheqje”, ka thënë sot kryeministri Kurti.

Kurti, në një shkrim në Facebook të premten, ka thënë se dy dorëheqje nuk mjaftojnë për mbulimin e dështimit të organeve të rendit dhe autoriteteve shtetërore në trajtimin e rastit të dyshuar të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Pushtetet e ndara, kjo nuk e pengon Albin Kurtin të kërkojë dorëheqjen e prokurorëve e gjyqtarëve për rastin e 11 vjeçares