Shkarkimi i Arsim Thaqit nga Malisheva ishte një nga momentet më befasuese të vitit 2022, pasi trajneri kosovar e inkuadroi në Superligë klubin e Malishevës për herë të parë në histori të klubit si dhe i siguroi atyre mbijetesën në futbollin elitar.
Megjitahtë, Arsim Thaqi ka veçuar momente interesante dhe që nuk do t’i harrojë kurrë gjatë periudhës së tij tek klubi simpatik, shkruan GazetaBlic Sport.
“Unë do t’i ndaja dy momente që janë për t’u veçuar si suksese. Shpallja kampion në Ligën e Parë dhe inkuadrimi në Superligën e futbollit të Kosovës”, tha fillimisht Arsim Thaqi për “GazetaBlic Sport”.
Një moment tjetër i mirë për Arsim Thaqin tek Malisheva ishte edhe sigurimi i mbijetesës me Malishevën.
“Momenti i dytë është sigurimi i mbijetesës në Superligën e Kosovës me Malishevën”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport