Fabio Cannavaro analizoi krizën në Barcelonë dhe pranoi se trajneri luan një rol udhëheqës në nxjerrjen e klubit nga kriza e rezultateve me të cilën po përballet në shtëpi dhe në garat evropiane.
“Barcelona? Pa Messin, gjithçka është më e vështirë. Trajneri ka rol kryesor. Kam lexuar se mund të jetë Pirlo, por mendoj se ata do ta thërrasin Xavin. Ata kanë nevojë për dikë që i njeh vlerat e klubit ”, tha ish mbrojtësi, duke folur për AS, përcjell GazetaBlic Sport.
Jorginho është në garë për Topin e Artë dhe mbrojtësi italian, Fabio Canavaro dha komentin e tij për këtë gjë.
“Për titujt e arritur, meriton të jetë aty, por nuk do të jetë e lehtë. Kur fitova unë Topin e Artë nuk ishte Messi dhe Cristiano Ronaldo”, tha Canvaro.
/GazetaBlic Sport/


