Sporti

Shkarkimi i mundshëm i Ancelottit, këto janë opsionet për zëvendësuesin e tij në stolin e Real Madrid

03/07/2023 19:15
nga:Mergim Rreci

Pozicioni i Carlo Ancelottit te Reali duket se po lëkundet ditë pas dite. Drejtuesit e “Los Blancos” janë të zhgënjyer nga barazimi i fundit në fushën e Betisit, që pasoi humbjen në “El Classicon” e Kupës së Mbretit.

Nga Spanja sigurojnë që italiani nuk mund të mbrohet me me suksesin në Champions në fund të sezonit të kaluar.

Disa nga zgjedhjet e tij nuk i kënaqin drejtuesit, si vendimi për të përdorur mbrojtësin e majtë Camavinga në vend të Nachos, ose për të mbajtur Ceballos dhe Asensio në pankinë.

E ardhmja e Ancelottit nuk është më aq e blinduar. Brazili po e tundon dhe nuk është rastësi që “Seleçao” ka emëruar Menezes, një trajner të përkohshëm.

Kandidatë për të zëvendësuar Ancelottin janë Zinedine Zidane, Raul, i cili tani është në krye të Real Madrid Castillas, Xabi Alonso i Bayer Leverkusenit dhe Mauricio Pochettino.