Shkarkimi i José Mourinhos nuk po mirëpritet nga tifozët e Romës, pavarësisht formës së keqe të skuadrës.
Në mediat sociale të klubit italian, është e lehtë të shihet se shumica e tifozëve e kundërshtojnë vendimin dhe e demonstrojnë këtë me fjalë falënderimi për trajnerin portugez – i cili fitoi Ligën e Konferencës me Romën.
Pranë qendrës stërvitore në Trigoria, u publikuan edhe disa fletë që ofendonin Fredkinin, pronarin e Romës dhe bënin thirrje për largimin e tij.
Në vendngjarje ndodhen tre furgona të policisë për të parandaluar incidente të mundshme.
/GazetaBlic Sport
Fuori trigoria
hehshahahshahhahahahahaha pic.twitter.com/b75nVDOZdi
— Desa ? (@desaasr) January 16, 2024