Në një kohë kur problemet financiare me të cilat përballet Barcelona janë publike, shkarkimi i Ronald Koeman e rëndon më tej situatën.
Sipas ‘El País‘, shkarkimi i trajnerit holandez do t’i kushtojë klubit katalanas një shumë prej 12 milionë eurosh, shkruan GazetaBlic Sport.
Shkarkimi i Koeman erdhi pas humbjes nga Rayo Vallecano (1-0) dhe humbja në shtëpi nga Real Madrid në derbin e madh spanjoll ‘El Clasico’ me rezultat 1-2.
Nga mediat spanjolle raportohet se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me Xavin i cili pritet që së shpejti të zyrtarizohet për të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle pas shkarkimit të Koeman.
/GazetaBlic Sport/


