Lajme

‘Shkarkimi i Ekipt Menaxhues në kundërshtim me Kushtetutën- Qeveria hesht pas deklaratave të BE-së!

05/04/2023 18:55
nga:Y I

Një ditë pas takimit të mbajtur në Bruksel, Qeveria shkarkoi ekipin menaxhues që hartoi Draft-Statutin e Asociacionit, raporton Gazeta Blic.

Pas shkarkimit të ekipit menaxhues, erdhi menjëherë reagimi i Brukselit zyrtar.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, deklaroi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e ekipit menaxhues është në kundërshtim me marrëveshjen.

“Palët ishin pajtuar rreth përbërjes së Ekipit Menaxhues. Anëtarët e Ekipit Menaxhues janë propozuar nga Serbia dhe zyrtarisht janë emëruar nga Kosova.Ekipi Menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin e parë, që do të thotë se nisën procesin e jo që procesi mori fund. Prandaj, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues shkel tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, theksoi Stano para gazetarëve.

“Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë në lidhje me këtë çështje, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Krasniqi nuk ka qenë i qasshëm të përgjigjet në thirrjet dhe mesazhet e redaksisë.

“Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë edhe akterë të tjerë nga LVV-ja por kontakti me to ka qenë i pamundur.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi pas takimit në Bruksel se Draft-Statuti i Asociacioni ishte fondamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën.

“Ne këtë takim filluam me një note te larte pozitive, u dakorduam me tekstin e marrëveshjes për çështjen e të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë. Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për te pagjeturit, degjuam ekipin që prezantoi një draft statutin per Asociacionin.“Një draft statut i tillë është fondamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, por përkundër kësaj ne jemi të angazhuar të gjejmë zgjidhje” tha Kurti pas takimit në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Ministri i Administrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, një ditë pas takimit të Bruskel deklaroi lirimin e ekipit Menaxhues të Asociacionit nga detyra.

“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status. Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues”, deklaroi Krasniqi.

Ekipi menaxues përbëhej nga  Jelena Boloviç, Danijela Vujacic, Igor Kalmar dhe Dejan Radojkovic.

Kryeministri Kurti pas takimit deklaroi se Danijella Vujiçiq, “është në konflikt interesi”, sepse ajo ka dhënë betimin si deputete në Kuvendin e Republikës së Serbisë.

/Gazeta Blic/

Reagon Brukseli Zyrtar: Roli i Ekipit Menaxhues përfundon vetëm kur miratohet statuti

Kurti pas takimit: Draft-statuti i Asociacionit fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën