Sporti

Shkarkim apo dorëheqje? Safet Gjici tregon të vërtetën me trajnerin Longo: Iku në Itali, fola dje në mbrëmje

10/04/2021 23:09
nga:Lorik J

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka folur në Rubrika Sportive për të ardhmen e trajnerit Diego Longo. Humbja e djeshme me Teutën ka bërë që trajneri të shohë pozicionin, ndërsa Gjici tregon se nuk ka asnjë polemikë, shkarkim apo largim të trajnerit, me italianin që ka udhëtuar drejt Italisë te familja dhe do kthehet në Shqipëri të enjte.

“Nuk ka shkarkim as dorëheqje, kam folur dje në mbrëmje dhe ka shkuar për në Itali sepse do takojë familjen është familjar. Vjen të enjten, nuk ka asnjë largim të trajnerit. Nuk ka as dorëheqje as largim. Ka ai problemet e tij nga ana teknike me lojtarët me grupin.

Keni besim te trajneri, sepse duket sikur ai nuk e ka marrë nga ju? Nëse trajneri largohet, vjen takohet më parë me ne, me administratorin. Ai përshëndeti çunat, është e vërtetë që i ka takuar para konferencës. Ai ashtu e ka modelin, ka një lidhje të ngrohtë me lojtarët. Por nuk është kjo mënyra e largimit. Nëse ka diçka vjen dhe flet me ne, nëse ka presion qoftë edhe nga tifozët. Ky trajner ka punuar jashtë dhe mbase është tjetër klimë atje, kjo është mënyra e tij por nuk ka pasur largim as shkarkim.

Longo për mua si president, nuk duhet larguar nëse punon kështu. Ka punuar fort dhe ka objektiva. Unë kam marrë relacione çdo tre ditë nga stafi, nga klubi, e duan si trajner se ka futur një frymë dhe lojë të re në skuadër. Edhe nga përkthimi që bëhet mund të ndodhin gabime, unë kam folur vetë mbrëmë dhe nuk ka problematika “, tha Gjici.