Lajme

Shkalla elektrike në aeroport i kap këmbën gruas, mjekët ia amputojnë për ta liruar

06/29/2023 22:41
nga:Y I

Një grua ka humbur një prej gjymtyrëve të saj teksa po ngjitej në shkallën elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Bankokut në Tajlandë.

Mediat shkruajnë se mjekët janë detyruar të amputojnë këmbën e saj për ta liruar nga shkallët elektrike.

Pasagjerja 57-vjeçare tajlandez do të fluturonte nga aeroporti Don Mueang i Bangkok për në provincën jugore Nakhon Si Thammarat, në Terminalin 2 të aeroportit.

Por në një aksident të frikshëm, ajo u ndal mbi valixhen e saj rozë para se këmba e saj e majtë të tërhiqej zvarrë në mekanizmi i shkallës elektrike.

Kalimtarët e tmerruar u përpoqën të fiknin çelësin e urgjencës ndërsa metali i shkallës vazhdonte t’i çante muskujt, tendinën dhe kockën e gjymtyrit.

Ekipit mjekësor përfundimisht iu desh t’i presë këmbën e majtë deri sipër gjurit dhe më pas 57-vjeçarja u dërgua në spitalin Bhumibol Adulyadej në kryeqytet për trajtim urgjent./Opinion.al/