Ndryshe nga sa u mendua fillimisht, dëmtimi i muskujve të Karim Benzemas nuk është serioz.
Sulmuesi francez u zëvendësua nga Luka Jovic në minutën e 58-të të lojës me Elche-n pas ankesave në këmbën e tij të majtë dhe shtypi spanjoll kuptoi se golashënuesi më i mirë i Real Madridit mund të mungonte edhe ndeshjen me Paris Saint-Germain, përcjell GazetaBlic Sport.
Mirëpo, testet e bëra këtë të hënë nga Benzema nuk zbuluan asnjë këputje muskulore, vetëm një tkurrje, si pasojë e grumbullimit të minutave dhe konsumimit fizik.
Ndeshja e radhës e Merengues është vetëm më 3 shkurt, kundër Athletic Bilbaos, në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, kështu që Benzema, i cili duhet të pushojë për një javë, mund të rikuperohet edhe për atë ndeshje me baskët.
/GazetaBlic Sport/


