Një aksident tragjik ndodhi më 6 qershor të këtij viti në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Ramadani, në mesin e tyre edhe fëmijë.
Por të dyshuarit për shkaktimin e këtij aksidenti, E.M., para dy ditësh i është ndryshuar masa e paraburgimit, ku me kërkesë të Prokurorisë i njëjti është liruar në arrest shtëpiak për një muaj.
Për këtë familjari, Arben Ramadani ka njoftuar se nesër do të mbahet një protestë paqësore duke kërkuar drejtësi, transmeton lajmi.net.
“Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatës dhe kërkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Protestë paqësore
Me moton: Duam drejtësi
Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë
Plaget janë të hapura dhe dhimbja ende është e papërballueshme për ne, ngutia e prokurorit dhe gjykatës për lehtësim të procedurave , krijon dyshime të bazuara për anim në rast dhe jo drejtësi
Ne duam drejtësi.
Protesta do të mbahet ditën e Premte më 01.10.21, në oren 11:00
Lokacioni: Sheshi dëshmorëve në Shtime ( sheshi te rruga bllacalive).


