Lajme

Shkak koronavirusi, vdes 48 vjeçari nga Rahoveci

04/10/2021 16:37
nga:M K

Një 48-vjeçar nga Rahoveci ka vdekur nga coronavirusi ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

IKSHPK njoftoi të shtunën se janë regjistruar edhe nëntë viktima dhe 571 raste të reja me coronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja dalin pas testimit të 4.351 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë në Kosovë.

Sipas njoftimit, më së shumti raste janë regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 195 raste.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 10 prill, 2021, Kosova ka regjistruar 97.467 raste me koronavirus, 1.976 viktima dhe 81.561 të shënuar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 13.930.

LEXO EDHE:

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë