Lajme

Shkak gripi sezonal, kërkesa të mëdha në QKMF’në e Gjilanit – kryetari Alban Hyseni merr vendim të ri organizativ

12/18/2021 17:02
nga:M K

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bëri të ditur se për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, është shtuar numri i personelit.

Ai tha se janë mobilizuar dhe organizuar për të dhënë një shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

“Të dashur banorë të Gjilanit, për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, ne jemi mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

Sot është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania. Ashtu siç jemi zotuar, ne do të qëndrojmë sa më afër jush, sepse mirëqenia e juaj është primare për ne”, tha ai.