Sporti

Shiu nuk i ndal Tifozët Kuq e Zi, në mbështetje të kombëtares disa orë para ndeshjes ndaj Islandës

09/27/2022 18:19
nga:Mergim Rreci

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League mbrëmjen e sotme përballë Islandës, në orën 20:45.

Moti nuk pritet të jetë edhe aq i mirë sonte në Tiranë, por që tifozët nuk po ngurrojnë për asnjë moment që të jenë afër kombëtares, përcjell GazetaBlic Sport.

ABC ka publikuar disa pamje ku mund të shihen qartë grupi i Tifozave Kuq e Zi dhe gjithashtu Fikshat e Kaçanikut, të cilët së bashku të bashkuar këndojnë dhe gëzojnë mes shiut, gjatë rrugës së tyre për të mbështetur kombëtaren në stadium.

VIDEO.